Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.
“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.
Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes për një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi kanë biseduar që të dy me ekipin drejtues të Zelenskyt.
IAEA po bën apel për ndalimin e përdorimit të forcës pranë termocentralit, duke paralajmëruar se do të ketë rreziqe të rënda nëse reaktorët goditen.
Rregullatori bërthamor i Ukrainës ka njoftuar se “nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia”, shkroi IAEA në Twitter në orët e hershme të mëngjesit të 4 marsit.