Mëngjesin e ditës së djeshme, shqiptari Fitim Gjeloshi pati fatin e keq të zinte një vend pranë njeriut që pak minuta më vonë do të qëllonte me armë në metronë e Brooklynit, New York. Gjatë një interviste për “NY Post” ai tha se kur e pa për herë të parë autorin e sulmit të rëndë ai ishte duke folur me veten dhe kishte menduar se ishte i droguar.
E pashë që ai po fliste me veten për një kohë dhe mendova me siguri duhet të jetë i droguar. Kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një prej valixheve të tij. Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Ua, gabimi im”. Nxorri një sëpatë dhe nisi të qëllonte me armë.
Fitimi tha se burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin por njerëzit e tjerë nuk ishin aq me fat.
Një djalë pranë meje u qëllua dhe nisi të kërkonte ndihmë. I thashë një njeriu ta ndihmonte dhe vetë u hodha, përplasa derën dhe e godita me këmbë. Unë pata fat, Ishte çmenduri, o burrë.