Sulmohen zyrat elektorale të dy partive në Fier

Policia e Fierit ka lajmëruar se rreth orës 03:00 të natës së sotme janë sulmuar zyrat elektorale të dy subjekteve politike. Blutë lajmëruan se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maj”, në rrugën “Jani Bakall” dhe pranë poliklinikës.
Sipas policisë, incidenti është denoncuar nga shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

“Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”

Loading...