Vizita e Papa Françeskut në Marok, e dyta pas asaj në Gadishullin Arabik, nuk ka kaluar pa incidente.
Një person ka tentuar të sulmojë makinën me të cilën Papa ishte duke udhëtuar.
Sulmi erdhi gjatë kohës që ati i shenjtë po bënte parakalimin tradicional, kur një person u shkëput nga turma dhe vrapoi drejt makinës ku ndodhej Papa Françesku.
Por, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar të riun.
Së bashku me Papën po parakalonte paralelisht edhe Mbreti i Marokut, Mohammed, makina e të cilit nuk ndaloi, ndërsa ajo ku ndodhej Papa shmangu agresorin.
Papa Françesku tha se shkon në Marok si një pelegrin i paqes dhe i vëllazërisë, pasi sipas tij bota ka shumë nevojë për to.
Loading...