Është dhënë vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për Mihal Kokëdhimën, pronarin e lokalit ‘Panorama’ në Porto Palermo.
Pasi fadroma ia shembi biznesin, sot për të është dhënë masa me 1 vit burg për akuzat e ‘kanosjes’, ‘dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.
Kujtojmë që Kokëdhima u përfshi në një sherr pak muaj më parë me disa spanjollë, ku i gjithë konflikti u filmua nga këta të fundit.
Ngjarja ndodhi në verë, ku videoskandali u shpërnda në çdo media, teksa shihej Mihal Kokëdhima i gjakosur mbi makinën e spanjollëve.
I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle, ku u tha se kjo situatë përfshiu biznesmenin e famshëm në Spanjë, Eugenio Galdon.