Sulmuesi 16-vjeçar shënon golin e çmendur nga mesfusha, bëhet hit në internet

Sulmuesi 16-vjeçar ganez, Isahaku Fatau, ka shënuar një gol të çmendur së fundmi.

I grumbulluar me kombëtaren e Ganës së 20-vjeçarëve, Fatau ka realizuar një “perlë” nga mesfusha, në ndeshjen e fituar me rezultatin 4-0 ndaj Tanzanisë.
Pasi merr një top në mesfushë, talenti 16-vjeçar, nuk hezitoi, teksa gjuajti menjëherë me të majtën dhe topi u ndal në fundin e rrjetës.

Menjëherë pas kësaj, goli i shënuar nga Fatau nisi të bëhet viral në internet, teksa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

{“videoid”:”1613504871337″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Loading...