Supe Krem me Perime dhe Domate(receta)

Përbërësit:
600gr domate
1 patate mesatare
1 spec i kuq
1 karrote e vogel
1 dege e vogel selino
1/2 qepe
700-800ml leng pregatitur me koncentrat perimesh
2 luge plot gjalp
pak spec te kuq djeges
1 luge te vogel miell
4 feta buke
100ml kos grek i trashe
100ml pana per kuzhine
pak rukola (per zbukurim) dhe kripe.

Përgatitja:
Pastrojme dhe lajme te gjitha perimet, i presim ne kubik te vegjel dhe i kaverdisim ne nje tenxhere te thelle ne te cilen kemi shkrire gjalpin duke i perziere shpesh. Shtojme pak spec djeges, pak kripe, e sperkasim me miell dhe shtojme lengun e koncentrates te ngrohte pak nga pak derisa te perfundoje. E ziejme te gjithe perberjen per rreth 20 minuta ne zjarr mesatar derisa te gjitha perimet te zbuten.

E leme supen te ftohet ne temperature ambjenti dhe e kalojme ne site ne menyre qe te marrim vetem lengun e perimeve. E rivendosim kremin e perimeve perseri ne zjarr, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme ne zjarr te avashem edhe per 10 minuta te tjera.

Thekim fetat e bukes ne furre dhe i presim ne kubik te vegjel . Bashkojme panen e kuzhines me kosin grek .

E ndajme supen neper pjata, i shtojme nje luge pana me kos ne siperfaqe, shperndajme kubiket e bukes dhe e zbukurojme me pak rukola.

Loading...