Supë krem me pulë

Perberesit

2 gjokse pule (500-600gr)
2 patate mesatare
2 dege selino
4 karrota
50ml pana per kuzhine (ose 1 gote qumesht per ta bere me te lehte)
rreth 2 liter uje
gjalp
kripe
pak arre moskate
pak majdanoze ose hudher gjarpri
kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri per shoqerim
Lajme dhe qerojme patatet, deget e selinose dhe karrotat, i presim ne kubik (forma nuk ka shume rendesi, pasi me pas do ti kalojme ne mikser) dhe i kaverdisim per 2-3 minuta ne zjarr mesatar me gjalp. Shtojme gjokset e pules te plota, rreth 2 liter uje, pak kripe dhe i ziejme te gjitha per 30-40 minuta duke i perziere here pas here.

Heqim gjokset e pules duke i vendosur ne nje pjate ne menyre qe te ftohen pak dhe perimet e supes i kalojme ne mikser bashke me 2-3 luge leng derisa te perftojme nje mase kremoze. E hedhim kete mase serisht tek lengu i supes duke e perziere mire qe te mos mbesin kokerriza. Ne kete moment, shtojme edhe panen per kuzhine ose 1 gote qumesht.
Gjokset e pules i ndajme fije fije me dore dhe ja shtojme supes. E vendosim serisht supen ne zjarr per 4-5 minuta duke e rregulluar me pak kripe nese eshte e nevojshme dhe erezat e tjera. Se fundi, e sherbejme te shoqeruar me disa kubik buke te skuqura ne pak vaj ulliri.

Loading...