Supa me perime dhe qumësht është një recetë shumë e shijshme dhe jo e rëndë dhe që mund të konsumohet në çdo stinë si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.
Përbërësit:
– qumësht – 800 ml,
– patate – 2 kokrra,
– qepë – 1 kokërr,
– karrotë – 1 kokërr,
– kërpudha 250 gr.
– bizele – 150 gr.,
– misër – 150 gr.,
– miell– 1 lugë gjelle,
– vaj luledielli
– kripë dhe piper sipas dëshirës
– koper apo majdanoz i freskët
Hedhim në një tenxhere ose tigan të thellë pak vaj luledielli dhe më Pa shtojmë qepët. Pasi qepët të jenë zbutur pak shtojmë karrotat dhe patatet të cilat i kemi prerë paraprakisht në formë kubikë të vegjël. Pasi patatet dhe karrotat të jenë zbutur, shtojmë edhe bizelet dhe kërpudhat pasi ato ziejnë më shpejt.
Më vonë shtojmë miellin dhe e skuqim bashkë me perimet për 1 minutë.
Pastaj shtojmë qumështin e zjerë paraprakisht apo të skremuar dhe e ziejmë supën edhe pak minuta bashkë me qumështin.
Shtojmë kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë sipër erëzat e gjelbra të prera shumë hollë.
Shënim
Sipas dëshirës ju mund të shtoni në supë edhe mish pule apo perime të tjera, si për shembull: brokoli, lulelakër etj.