Kombinimi i qiqrave dhe geshtenjave eshte teper i veçante.
Receten e gjeni me poshte:
Perberesit
300gr qiqra te thata ose 600gr qiqra te ziera te konservuara
600gr geshtenja te thata ose 400gr geshtenja te ziera te konservuara ose te pjekura
2 gjethe dafine
2 thelpinj hudher, te grira holle
1 dege rozmarine
piper i zi i sapobluar
kripe
4 luge gjelle vaj ulliri
Nese perdorim qiqrat e thata: i vendosim ne uje per 24 ore, i shplajme mire dhe i ziejme per rreth 1 ore ne uje pa kripe.
Nese perdorim qiqra te konservuara: i kullojme nga uji i konservimit, i shplajme dhe i leme menjane.
Lajme geshtenjat dhe i ziejme per 40 minuta ne nje tenxhere me uje te ftohte ne te cilen kemi shtuar gjethet e dafines. I heqim lekuren dhe i presim ne copa te medha duke i lene menjane.
Ne nje tigan kaverdisim hudhren me vaj ulliri, shtojme geshtenjat dhe i leme per pak minuta qe te marrin shije. Shtojme qiqrat, pak uje, degen e rozmarines dhe i gatuajme te gjitha bashke per rreth 20 minuta duke i perziere shpesh. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak vaj ulliri, piper te zi te sapobluar dhe e shoqerojme me buke te thekur.
Ju befte mire !