Supë me patate dhe lakër jeshile

Perberesit

1 qepe mesatare, te prere holle
1 presh (vetem pjesa e bardhe), te prere holle
2 patate te medha, ne kubik te vegjel
150gr laker jeshile (kale), vetem gjethet
spec i kuq i embel pluhur (paprika)
leng perimesh ose uje
kripe
gjalp
vaj ulliri
Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin derisa te zbuten. Shtojme patatet dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije.

Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht. E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.
E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.

Loading...