Supë me thjerza dhe pazi (receta)

Koha e pergatitjes 15min, koha e gatimit 1 ore e 10min; 6 racione
Perberesit
2 kupa e gjysem thjerrza (280gr)
4 kupa (1liter) leng mishi ose pule
800gr pazi
3l.m. vaj ulliri
1 qepe te madhe te grire
4 thelpinj hudhra te shtypura
½ kupe koliander te fresket te grire (ose majdanoz)
4l.m. leng limoni
Pergatitja:
Vendosni thjerrzat ne nje tenxhere me brodon dhe 1liter uje. I zieni dhe me pas ulni zjarrin dhe i gatuani ngadale rreth 1 ore.
Hiqni kercejte e trashe nga pazite dhe copetoni gjethet. Ne nje tenxhere tjeter vini ne zjarr mesatar vajin e ullirit dhe gatuani qepen 2-3 min. Shtoni hudhren dhe gatuani 1 min akoma. Shtoni pazite dhe perzieni 2-3min. E zhvendosni perberjen te thjerrzat. I shtoni koliandrin dhe lengun e limonit, hidhni kripen sipas deshires, i mbuloni me kapak dhe i lini rreth 15min. E sherbeni me feta limoni.
Ju beftë mirë!

Loading...