Mediet spanjolle raportojnë se droga e sekuestruar është gjetur në Valencia të El Puig, ndërsa laboratori ruhej 24 orë nga një grup maroken.
Nga ky superoperacion, janë arrestuar 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën dhe ishin nga kombësi të ndryshme spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë të cilët dyshohet se janë pjesë e një bande të sofistikuar kriminale, të cilët përdorën kontenierë të transportit për të fshehur mallin e tyre.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe rreth 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 10 prona të ndryshme. Veç këtyre janë sekuestruar edhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.
Kjo organizatë kriminale kishte si qëllim përfundimtar prokurimin dhe shpërndarjen e drogës, për të cilën kishte një strukturë të madhe biznesi që ishte përgjegjëse për importimin e kontejnerëve detarë të kontaminuar me kernel palmë, një produkt me të cilin ata maskuan drogën me qëllim që të kapërcejnë lehtë Doganat dhe kontrollet sanitare.