Suprizon Rama në Kukës. 16 gra në listën e …

Partia Socialiste në Kukës ka mbledhur këtë të martë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit, për t’u bërë pjesë e këshillit bashkiak.

Mazhoranca ka vendosur që në lista të vendosë 16 gra e vajza dhe 15 burra, duke respektuar kështu edhe kuotat e barazisë gjinore.

Kandidati për kryetar bashkie, Safet Gjici, ka theksuar, se kandidatët do të përfaqësojnë të gjitha njësitë administrative, për të cilat janë marrë problematikat dhe shumë shpejt do t’u ofrohet platforma për zgjidhjen e tyre.

Ai shtoi, se të gjithë votuesit duhet të informohen për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, si dhe penalitetet që lindin, për këdo që cenon procesin zgjedhor.

Partia Socialiste në Kukës synon që në këto zgjedhje të fitojë 28 mandate në këshillin bashkiak. /j.p/

Loading...