Suprizon revista Australiane: Shqipëria ndër vendet më të mira për një verë europiane

Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019.

Kështu shkruan në artikullin e botuar në revistën australiane “Who”, gazetarja e pavarur e udhëtimeve, Amy Mills, e cila ka punuar në gazeta dhe revista në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar për 18 vitet e fundit.

Më shpejt e arritshme se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe të pastra dhe qytete të fortifikuara pa turma.

Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra .

“Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e gjallë të Tiranës për më pak se çdo vend tjetër në Europë”, është shprehur Lonely Planet në rubrikën e saj “Udhëtimet më të mira për vitin 2019”.

Përveç Shqipërisë, Mills rendit edhe Greqinë, Italinë dhe Kroacinë./k.s/

Loading...