Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës së shtunë vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare dhe do të rrikthehen orët me diell.
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar.
Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobëta bore.
Loading...