DASHI: Nëse jeni në një lidhje, duhet të tregoheni më tolerant ndaj partnerit tuaj. Me financat po kaloni një moment të mirë, prandaj mund të bëni blerjet që i keni pasur në mendje.
DEMI: Në aspektin sentimental mund të hidhni një hap të gabuar, prandaj kujdes. Në punë sot yjet do të jenë me ju, prandaj pritet të kaloni një ditë përgjithësisht të mirë.
BINJAKËT: Parashikohet të jetë një ditë e mbarë dhe me fat në dashuri. Nëse jeni i paangazhuar në këtë drejtim, mund të krijoni një raport të ri. Sharmi nuk do ju mungojë për të bërë për vete partnerin.
GAFORRJA: Lëreni mënjanë stresin duke ushtruar frymëmarrjen. Joga ose meditimi do të ishte një opsion shumë i mirë për të larguar energjinë negative që keni përreth prej disa ditësh.
LUANI: Për disa momente do t’i harroni vështirësitë në punë falë një takimi me një mik të mirë. Përgjithësisht dita do të jetë e mbarë si në fushën e financave, ashtu edhe në dashuri.
VIRGJËRESHA: Parashikohet një ditë pa impenjime. Mund të qëndroni në ambientet e shtëpisë për t’u qetësuar. Në aspektin e financave mund të merrni një shumë të mirë parash.
PESHORJA: Në fushën profesionale keni nevojë për një ndryshim qoftë në ambient, por edhe në eksperiencë. Mos hezitoni, nëse dëshira e brendshme jua kërkon këtë.
AKPREPI: Përpara se të ndërmerrni një vendim rreth punës tuaj, do të ishte mirë që të këshilloheni me një person me eksperiencë. Pengesat do t’i kaloni falë inteligjencës dhe bashkëpunimit.
SHIGJETARI: Mund të përfshiheni në një debat me partnerin. Tërhiquni në momentin e duhur, pasi mund të dëmtoni një raport. Në aspektin profesional mund të keni një promovim.
BRICJAPI: Mund të jetë një ditë pak e lodhshme kjo e sotmja. Merreni me qetësi, sepse vetëm kështu do e kaloni mirë. Ndjeni mungesën e një personi, i cili së shpejti do të jetë pranë jush.
UJORI: Aspekti planetar ju bën sot shumë pasionant. Një njohje e re duket në sfond dhe gjërat në këtë raport mund t’ju ecin mbarë. Me pak fat mund të nisë një marrëdhënie e lumtur për ju.
PESHQIT: Tregoni kujdes sa i përket shpenzimit të parave. Yjet nuk ju favorizojnë në këto çaste me financat. Për rrjedhojë, edhe daljet me miqtë mund t’i keni të kufizuara.