Surprizat e motit në Itali, jugu po ‘digjet’, Lombardia vuan

Veriu i Italisë, përkatësisht zona e Lombardisë, është përmbytur. Mediat italianë bëjnë me dije se prej ditësh në këtë zonë ka pasur reshje shiu të rrëmbyeshëm, e për pasojë është rritur niveli i liqenit Como, duke bllokuar rrugët e qytetit.
Mësohet se në provicën Leço janë evakuuar 120 persona, për shkak të përmbytjes. Probleme janë raportuar në rrugën Regina pranë Colono, që për shkak të përmbytjeve, do qëndrojë e mbyllur deri në orën 20:00, kjo pasi ekziston frika për rrëshqitje të dherave.

Nga ana tjetër, jugu i vendit po digjet nga zjarri, për shkak të temperaturave të larta.

Loading...