Ardit Gjebrea është ndër personazhet më të njohur për publikun dhe përmes ekranit hyn në familjen e çdo shqiptari.
Ai ka surprizuar dhe ka bërë të qajnë nga gëzimi mijëra njerëz, por sot moderatori nuk i shpëtoi një surprize të organizuar nga Turjan Hyska, ku të përfshirë ishin fëmijët e tij Anna e Joni, si dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj.
Ishte fillimisht Veliaj ai që telefonoi Gjebrean dhe i kërkoi një takim.
“Ardit si je? Më duhet një ndihmë e jashtëzakonshme nga ty. Ne kemi këtë historinë e mbylljes së vitit, koncertin dhe unë e kam bërë traditë që çdo vit shkojmë aty dhe s’kam një njeri me kë ta koordinojmë këtë punë. A lëmë një takim në orën 15:00?”, i tha në telefon Veliaj.
Sapo hyri në zyrë dhe pa kamerat moderatori kuptoi se nuk bëhej fjalë thjeshtë për organizimin e festave të fundvitit dhe më pas pa në karrigen e kryebashkiakut vajzën e tij, Anna.
Ardit Gjebrea: Ç’janë këto?
Erion Veliaj: Çunat thjeshtë po filmojnë pamjet e zyrës dhe po mundohemi për koncertin. Hajde të tregoj një gjë të bukur këtu. Kemi një kryetare bashkie…
Ardit Gjebrea: Të keqen babi jot… Ç’është kjo surprizë?
Erion Veliaj: Dil këtu përpara kryetares së bashkisë se kemi diçka për të të thënë.
Anna Gjebrea: Përshëndetje Zoti Ardit Gjebrea. Unë jam Anna Gjebrea dhe vetëm për një ditë jam kryetarja e Bashkisë së Tiranës. Vendimi im i parë në këtë zyrë është ky: Sot kam vendosur t’iu jap ju një çmim. Gjithë jetën tuaj ju i keni emocionuar të tjerët, iu keni bërë surpriza, i keni bërë të qeshin ose të qajnë me lot gëzimi. Ju Zoti Gjebrea shqiptarët ju duan shumë dhe unë e di këtë. Por unë jam shqiptarja që ju do më shumë në të gjithë botën. Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur. Të lutem mund të afrohesh pak?
Ardit Gjebrea: Kush i ka bërë këto o shpirti babait se s’po marr vesh… Pa hë… Jeta ime.
Anna Gjebrea: Duke u konsultuar edhe me “Jon Production” me motivacionin “princi im i përjetshëm” unë të shpall ty “babi magjik”.
Anna Gjebrea: Jeta ime, o shpirti babit. Aaaaaaaa, tani e mora vesh nga vinte…
Turjan Hyska: Ka një histori kjo… Dy momentet magjike për dy gratë e rëndësishme të jetës time unë i kam të lidhura edhe me Arditin. Në “Kënga Magjike” Ardit Gjebrea për herë të parë i ka kënduar mamasë time që ka qenë në sallë për ditëlindje dhe mbetet kujtimi më i bukur i jetës së saj. Në dasmën tonë çdo gjë ishte e planifikuar dhe ne kishim vetëm një dëshirë, që Arditi të këndonte, por unë nuk ia kërkova më përpara. E ftova dhe Arditi bashkë me Anën kënduan. Kështu që nuk mund të lija pa ta shpaguar. Ti je familje tipike e mrekullueshme që duhet promovuar në ekran që të gjithë të mësojnë çdo të thotë dashuri.
Ardit Gjebrea: Ti e di raportin tim 1 me 100 dhe kjo vlen sa për 100, kështu që bëhu gati.
Erion Veliaj: Por ne sapo zbuluam kush do të jetë kryetarja e ardhshme e bashkisë. Ti i merrje me kaq siguri vendimet kështu që unë duhet të përgatitem të mbledh plaçkat dhe të vijë një gocë kryetare bashkie…/tvklan