Firtorja e ndeshjes me Bullgarinë mbërmjen e djeshme ka qenë edhe përmbyllja e muajit tetor për kuqezinjtë të cilët do të përgatiten për t’u rikthyer në nëntor sërish, për të luajtur dy ndeshjet e fundit të këtyre eliminatoreve me Moldavinë më 17 nëntor dhe 20 nëntor me Ishujt Faroe në Tiranë.
Në fund të këtij impenjimi dhe grumbullimi ka qenë trajneri brtazilian Sylvinho, ai i cili ka publikuar një mesazh sa prekës aq edhe inkurajues për këdo që kontribuoi në këto rezultate.
Mesazhi i plotë i trajnerit:
Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë.
Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial.
Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.
Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!