Një 18-vjeçare nga Oklahoma është arrestuar, pasi kishte kërcënuar se do të gjuante me armë shkollën “McAlester” ku kishte kryer arsimin parauniversitar dhe e gjitha për kënaqësi.
Alexis Wilson u arrestua mëngjesin e së hënës (16 shtator). Ajo i kishte treguar një shoqeje të saj se së fundmi kishte blerë një pushkë të tipit AR-15, me të cilën kishte synim të qëllonte rreth 400 nxënës të shkollës.
Pasi oficerët e policisë shkuan tek shtëpia e saj për ta arrestuar, ajo u tregoi se kishte blerë gjithashtu një AK-47 dhe ia kishte treguar koleges dhe e kishte sugjeruar që të mos kishte frikë nga armët.
Kur u mor në pyetje, 18-vjeçarja e mohoi t’ i kishte treguar koleges së saj video të sajat duke hapur zjarr, por e pranoi se i kishte treguar foto.
Wilson dyshohet ishte pezulluar dy herë gjatë kohës që studionte në Shkollën e Mesme McAlester. Në njërën nga herët ajo ishte pezulluar sepse ishte paraqitur në shkollë me thikë.
Thuhet se Wilson kishte tentuar të ri-regjistrohej në shkollë, por nuk ishte pranuar nga shkolla.
Një zyrtar i Shkollës Publike McAlester, Randy Hughes tha: Ajo kishte disa probleme, por unë nuk isha i vetëdijshëm se do të tërhiqte vëmendjen si një potencial për të bërë diçka të tillë.
Më ka pikëlluar gjendja ku gjendemi në shoqërinë tonë. Unë i jam mirënjohës ndaj Zotit që na pa. I jam mirënjohës departamentit tonë të policisë që veproi me shpejtësi.
Ne nuk duam që asnjë nga fëmijët tanë të lëndohet.”