Në dalje e tij për mediat pas vendimit të Gjykatës, Saimir Tahiri u pyet rreth “pëlqimit” nga pasuesi i tij, Fatmir Xhafaj, të statusit kritikues së ambasadës së SHBA për ndëshkimin që ish-ministri mori nga Gjykata.
“Ka tjetër ekip që merret me like and share s’dua të merrem me këtë në këtë moment.
Do të vijë dita që do të merrem me të gjitha. E di shumë mirë kë kam rrotull”, u shpreh Tahiri.
Më tej ai u pyet për nënkuptimin e shprehjes së tij në sallën e Gjyqit, se: Po mban përgjegjësi për disa kushërinj, ndërkohë që në Kuvend ka edhe nga ata që s’mbajnë përgjegjësi as për të vëllezërit.
Koment ky që u duk si thumbim ndaj Fatmir Xhafajt, për shkak të historisë së të vëllait.
Por edhe kësaj pyetje, Tahiri iu përgjigj me diplomaci duke evituar një përplasje direkte me Xhafajn, por as duke e mohuar atë.