Tahiri flet për marrëdhënien me Ramën

Interes të madh publik ka marrëdhënia aktuale e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama.

Në lidhje me këtë pyetje në emisionin “Opinion”, ai u shpreh me tone mjaft formale dhe përciptazi duke mos e përmendur as në emër Ramën.

Ai tha:
A ka interes publik kjo? E shoh të parëndësishme këtë, për çështjen për të cilën jam në hetim dhe për të cilën kam ardhur të përgjigjem. Nuk do doja kurrë që cilado marrëdhënie e imja të kishte ndikim të cilitdo lloji tek ky process. Me Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrën time që e kam njoftuar për këtë vendim.”

Loading...