Mania e fotove “të plakura” duket se ka kapur edhe ish-ministrin Saimir Tahiri.
Pak orë pas shtyrjes së procesit në gjykatën e krimeve të rënda ai ka ironizuar me zvarritjet e gjyqit.
“Duke pritur gjyqin… Një gjyq që duhet të ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera parë u shty se posta padashje kishte grisur letrat.
Hera e dytë se polici nuk kishte bërë njoftimet. Hera e trtë (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament, sot i kishin humbur. Qesharake. Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot”, shkruan Tahiri.
Loading...