Por jashtë sallës së gjyqit, nuk mungojnë edhe disa mbështetëse të veçanta të ish-ministrit. “BalkanWeb” ka siguruar fotot e dy zonjave që kanë të stampuara në bluzat e tyre foton e Tahirit dhe sigurisht ndodhen aty për ta mbështetur.
Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve në trafikun e lëndëve narkotike si dhe për shpërdorim detyre.
Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit. Por Tahiri është kundër këtij vendimi.
(BalkanWeb)