“Shqipëria po bën hapa para, vetëm gjyqi im ka ngecur”.
Me këtë shprehje ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi ndaj vendimit të gjykatës së krimeve të rënda e cila shtyu seancën e radhës ndaj tij ditën e sotme.
Gjykata konstatoi se prokura që mbante avokati i ish policit Gjergji Kohila ishte e parregullt dhe për rrjedhojë vendosi shtyrjen e gjyqit.
Pas seancës, Tahiri u shpreh se nuk ka më asnjë kuptim që ky gjyq të vazhdojë të zvarritet edhe më tej nga autoritetet shqiptare.
Loading...