Shembulli më i mirë për të treguar se si miqësia i reziston kohës.
Matura e vitit 1969 e Katërta B e shkollës së mesme “Ali Demi” në qytetin e Vlorës, është takuar sot pas 50 vitesh për të kujtuar kohët e vjetra.
Si para 50 viteve ish maturantët, përjetojnë emocione dhe ndjehen krenar që kanë ruajtur respektin dhe kanë forcuar miqësitë mes njëri-tjetrit.
Ishim të gjithë motra dhe vëllezër,e donim njeri-tjetrin me sinqeritet,ndërsa tani kohët kanë ndryshuar,shoqëria shikohet ndryshe – shprehet një ish-maturante.
Kjo ditë takim nisi plot emocion,mall dhe kujtime te bukura!
Fotografi të shumta të viteve të shkollës ish-maturantët ja tregonin njëri-tjetrit me shumë deshirë por nuk munguan dhe fotografi të cilat ata me emocion dhe gëzim i bënë në këtë ditë të vecantë.
Pasi hëngrën drekën ku nuk munguan batuta,shakatë dhe humori mes miqve,ish-Maturantët shijuan ashtu të gjithë bashkë si dikur fare të rinj dhe kafen atje ne breg te detit për të treguar dhe një herë se miqësia e bukur i reziston kohës!
M.A – Labëria News