Ditën e Diel datë 17 ora 10.00 në Hotel New York organizohet:
Takim Poetik “Në nderim të Fatos Arapit!
Me interpretime të poezisë së tij,si dhe kujtime nga jeta e poetit.
Fatos Arapi
Lindi në vitin 1929 në Vlorë, ku kreu shkollën e mesme.
Ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.
Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.
Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi.
Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: ‘Patat e egra’, 1969; ‘Cipa e borës’, 1985; ‘Gjeniu pa kokë’, 1999 etj; disa romane: ‘Dhjetori i shqetësuar’, 1970; ‘Shokët’, 1977; ‘Deti në mes’, 1986; disa drama: ‘Partizani pa emër’, 1962; ‘Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk’, ‘Në front diku’, 1995;
Po ashtu Arapi ka bërë disa përkthime si: ‘Këngë për njeriun’, Nikolla Vapcarov, 1981; ‘Poezi’, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; ‘Antologji e poezisë turke’ etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.-laberianews