Takimi i teatrove në Gjirokastër, argëton komedia “Sundimi i gruas”

Komedia “Sundimi i gruas”, vënë në skenë nga regjisorja nga Kosova Marigona Bekteshi, ku interpretojnë aktorët e trupës së teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës u shfaq mbrëmjen e djeshme në natën e pestë të Takimit të Teatrit “Kadri Roshi”, që po zhvillohet prej 5 ditësh në qytetin e gurtë.

Artadashësit gjirokastritë ashtu si në netët e tjera të këtij takimi, ku marrin pjesë 7 teatro të vendit, kishin mbushur sallën e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës dhe duartrokitën lojën e aktorëve vlonjatë, të cilët shkaktuan të qeshura me interpretimin e tyre.

Në këtë komedi të pazakontë, një grua e moshës së mesme, tani e martuar me burrin e saj të dytë, përjeton kthimin e burrit të parë nga burgu. Ai ka dalë papritmas nga burgu, sepse është provuar se ai ishte i pafajshëm gjatë gjithë kohës. Pasi që nuk ka ku të shkojë, njeriu fillon të jetojë në banesën e tij me ish-gruas dhe bashkëshortin e saj. Kjo bëhet e papërballueshme për gruan, ndërsa burrat bëhen edhe miq. Natyrisht, kjo situatë çon në të gjitha llojet e konflikteve, gjyqeve dhe vuajtjeve të ndryshme.

Komedia ka për autor Miro Gavran, ndërsa regjia është krijuar nga Marigona Bekteshi Ferati, me producent Mirsad Ferati.

Në këtë pjesë me autor Miro Gavran, regji të Marigona Bekteshi Ferati dhe producent Mirsad Ferati interpretuan Njomza Tmava, Fatmir Haliti, Mirsad Ferati dhe Kastriot Hetemi.
Gjatë kësaj mbrëmje Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës vlerësoit me titullin “Nderi i Qarkut” aktorët Nebahet Skëndi, Klement Konomi, Rrapo Kapurani si dhe regjisoren Eli Bici.

Emocion i veçantë ishte edhe dorëzimi i kupës si aktorit më të mirë Klement Konomi në edicionin e 17-të Festivalit Teatrit shqiptar në Maqedoni.

Mbrëmjen e sotme në skenën e teatrit “Zihni Sako”në Gjirokastër do të ngjitet teatri i Shkupi me dramën “Gratë”/ATSH

Loading...