Taksisti përdhunon 24-vjecaren

Një 24-vjecare është përdhunuar nga një taksit në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.

Media gjermane “rlt” shkruan se e reja ka marrë taksinë sapo ka dalë nga puna për t’u kthyer në shtëpi.

Mirëpo, pasi ka bërë disa kilometra, shoferi i taksisë ka ndaluar papritur dhe e ka përdhunuar 24-vjecaren.

E reja ka mundur t’i dalë nga duart taksistit dhe më pas është ndihmuar nga banorët e një banese pranë vendit të ngjarjes, teksa taksisti është larguar me shpejtësi.

Policia bën me dije se autori është rreth 20-vjec, me flokë kafe të shkurtër e me mjekër. Ai ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.

Policia u bën apel qytetarëve që nëse e shohin të riun të njoftojnë menjëherë në numrin (08821) 9170./LajmiFundit.al/

Loading...