“Tamam, sehir”
Më kujtohet dita kur mora valixhen dhe u nisa për “kismet”
Shoferi i autobuzit përplasi derën, nxorri nga bronket një ” shtëllungë” ajri dhe si të kishte shpetuar nga një ” bela” e madhe thirri:
Ej ” lanet qofsh” …
Pastaj , sikur hapi një ” qitap” te ri!
” Bismilahi”
Diçka tjetër mërmëriti nëpër dhëmbë dhe mbështolli timonin për ta zotëruar për qindra kilometra !
Unë po mendoja ” si do t’i vente halli Xhansusë”? Ishte personazhi i telenovelës turke i cili “qepte” pas ekranit të televizionit gratë dhe vajzat shqiptare por edhe veqilët e tyre e bënin “sehir” që ç’ke me atë punë!
Ndërkohë dëgjova të thërriste me zë të lartë gruan qe kisha perbri:
– O “Haxhi ” po hapi pak këto ” penxhere” o “evlat” se plasëm …
– Po ç’thua moj “lanete” janë kondicionerët ndezur!
– ” Vallahi” se po freskohem ” Evlat”!
” shyqyr- shyqyr” që paskeni keta ftohësit se do pëllcisnim …
“Jarabi ” udha e mbarë…
Shoferi tundi kokën si për të thënë:
Eh ç’mu bë ” peshqesh” edhe kjo tani !
Më kujtoi xha “Belulin” i cili kishte një vajzë me emrin Peshqeshe, ishte nje vajzë dhuratë e ” Hallaut” e ardhur pas 20 viteve martese!
Pas saj linden edhe Hajria me Haishen…
Ishin nxënës të mirë në shkolle por kur u lexonte emrin në regjistër presorja ndiheshin si të zënë në faj!
“Estrafkullah” thoshte gjyshja ime,
femijet duhet te gezojne emra te rinj!
” Ishallah” ndalon autobuzi në autogrilën e parë se harrova të marr ujë me vete, degjova andej nga fundi!
“Shyqyr” qe nuk harrova asgjë unë per vehte se do bëhesha ” rrezil” per një ” bardhak dhallë”
E kisha degjuar kete emer nga xhaxhallaret e babit tim; ” xhaxha “Shyqyri” ka qene burrë i zgjuar te cilit i jepte i gjithë fisi “hesap” !
Ku do të shkosh ti ” evlat” me thotë gruaja e mirë që kisha ne krah e cila kishte mbushur gjirin me ” manxyrah” qe te mbante erë të mirë!
Në Lecce i them , tek vëllai im Armando:
-” allavers” ” evlat” ” shyqyrë” që e ke të ” hajrit” …
-” Hejvallah”
Kur zëbritëm nga trageti ishte ” aksham” !
Atje në dalje të kontrollonin valixhet fije-përpë !
– Po këta “lanetët” më bënë lesh e li , mu befshin ” kurban” mu bëfshin , meziqë mi rregulloj nusja e djalit Hatixheja .
Nuk mu durua dhe e pyeta:
– Nëna, si è kini emrin ?
-” Esma” “evlat” Esma …
– Nëna Esma, po të ndihmoj për valixhet deri tek autobuzi i cili na pret jashte portit …
-” Jaaallah” evlat , më paç ” uratat”
– Po me tulla i ke mbushur këto valixhe moj nëne ?!
– pak “zajre” per dimër a tu bëfsha ” kurban”
“Trahana” , djath e turrshi, një komplet ” çarçaf” fantellat per dimër për veten time, “patiqe” leshi se do rrij gjithë Dimrin tek “konaku” i djalit të vogël Shabanit në Romë se do të bëjmë nipin synet evlat xhani …
U nisëm:
Nga ” penxherja” e autobuzit degjova :
-O “Sali” pa mbritur në Rimini telefono Hurman të vijë t’ju marr ajo, se Bajrami është në punë…
Nënë Esmaja kishte hapur një shami dore përpara gjunjëve dhe po hante:
Zog pule me vezë!
– Të bëftë mirë, i them:
– “Bujrum” tu bëfsha kurban.
” hejvallah” po une nuk ha ushqim rrugës se më ” ballajdis” trageti, pastaj ja ku jam , në Lecce.
-Nënë Esma, mos mer mish dhe vezë kur udheton, se nga vapa helmohesh:
– “jarabih” ” tobestrafkullah” pse të helmohem unë “evlat” janë zogj fshati e vezë të freskëta!
– Keni rrugë të gjatë për të bërë deri në Romë…
– Në “sabah” jam atje
– Unë zëbres këtu nënë Esma
– ” uratat” “evlat”, “uratat” e mia të kesh!
Ishte “aksham”, pasi u perqafuam me nënë Esman nuk e ndjeva më erën e manxyrasë !
Zogu i skuqur me vezë të freskëta kundërmonte gjithë autobuzin…
U ndava duke menduar se do të harroja për ca kohë erën e vezës dhe fjalët Turke…
– BUJRUM Burazerkë, dëgjova zërin e tim vëllai duke më përqafuar !
– Shofer, valixhen time thirra me një zë “akshami”.
– e kam berë “hazër” më tha shoferi duke më afruar bagazhet e mia.
– “Shyqyrë” që u bëre “mukajet” moj ” burazerkë”, më thotë im vëlla…
Aman mos i përdor më këto huazime i them, se më ka ardhur gjumështi në majë të hundës…
– jo “burazerka” ime kusuremadhe, nuk i përdor më , të ka “burazeri” ” hajmali” …
– ore “shejtan mulliri” ” jazëk ” të qoftë, po kështu ke qeni ti që “çilimi” “hazër xhevap” …..
“Jarabi shyqyrë” që arrita ; nesër që me “sabah” do t’i jap” haberin” familjes që mbrita mirë e shëndosh…
Pas 1 viti:
” Të lënça pas e të gjeça para ”
Xhansuja ishte perseri tek Klani!
” Hallall” e pastë Klani
“Hejvallah”, do ta ndjek me “bismilahi”
Sigurisht që do ta shoh me ” veqilin” tim, se e kam edhe me ” hyqme”, “hizhdërha” është..
Për sa kohë që ishte kampionati u bëmë “rrezil” nga “dynjaja”!
Të bërtiturat gooool- gooool dëgjoheshin në
“mëhallë”…
“Avash-avash” se edhe unë aty i kam të miat , “shejtani” fle, unë e zgjoj dhe e bëjë “zap” !
“Hajde për ” hajër” na qoftë ky tregim se ka plot ” naxhiska” dhe “gazepexhinj” që janë “namusës” që i marin ” “anapodha” ” muhabetet , që ” harram” e paçin respektin tim që ka qënë për ” sevap” …
” jarabih”…
Zamira Agalliu