Tango 10 metra nën ujë, njihuni me balerinën që i dha botës pamjet më spektakolare (video)

Si asnjëherë dëgjuar më parë, balerina spanjolle Ariadna Hafezka ka performuar 10 metra nën ujë, duke realizuar videon më të bukur që na kanë zënë sytë. E xhiruar natën dhe me titull “Tang’O”, kjo video ka marrë miliona klikime dhe komente pozitive.
Prapaskenat, shkruajnë mediat e huaja, ishin një lodhje e madhe, por që në fund ja vlejti. Bastien Soleilm drejtuesi dhe prodhuesi i videos tha: “Gjatë këtyre 3 minutave unë do të dëshiroja që shikuesi të transportohej shumë larg rutinës së përditshme, në një botë ëndërruese, magjepsëse “ tha Soleil.
Ndërkohë që u bë me dije se për realizimin e këtij klipi u deshën zhytës profesionistë dhe çdo skenë u xhirua dhjetë metra nën sipërfaqe, ku balerina dhe kameramani u zhytën 120 herë për të përfunduar xhirimet e plota dhe për të dhuruar këto pamje.

Loading...