Ish-truproja i Sali Berisha ka bërë të ditur se nga dita e nesërme do të nisë një grevë urie në burgun 302 ku ndodhet. Në një postim në Facebook, Izet Haxhia thotë se kërkesa zyrtare e tij për këtë vendim ju dorëzua sot drejtorisë së burgut!
Nuk dihet kush ka shkruar postimin në facebook-un e tij, pasi duhet thënë se disa prej postimeve janë shkruar edhe nga e dashura e tij, Erjona. Në njoftim thuhet Izet Haxhia do të ndërmarr këtë akt ekstrem pas kërcënimeve, sipas tij që ka marrë nga shefi i policisë së Burgut 302.
Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Statusi i plotë i Izet Haxhisë:
NJOFTIM! Nga dita e neserme, Izet Haxhia hyn ne greve urie! Kerkesa zyrtare e tij per kete vendim ju dorezua sot drejtorise se burgut! Ky akt ekstrem i luftes demokratike, vjen si pasoje e kercenimeve qe Izet Haxhia ka marre nga shefi i policise se Burgut 302. Ky i fundit, u thirr nga Izeti per te denoncuar 2 punonjeset e burgut qe kryen akte te paligjshme e te turpshme,gjate kontrollit fizik te nje te afermes te moshuar te Izet Haxhise. Ne cdo vend demokratik, ndaj nje ankese dhe akuze kaq te rende, shefi dhe policia, minimumi, duhet te hetoje mbi ngjarjen dhe te marre ne pyetje punonjeset e tij!
Shefi i policise se burgut 302 ,jo vetem, qe kishte ardhur i parapergatitur per te mohuar gjithcka para Izetit,por edhe genjeu duke thene qe “pashe kamerat, kontrolli ka qene normal”… Genjeu sepse ne dhomat e zhveshjes per kontroll, nuk ka kamera! Pra, mbasi mohoi paturpesisht, genjeu paturpesisht, me ne fund , kercenoi Izet Haxhine duke i thene se “tani ke per t a pare cdo te te bejme, t a shohim qe sot e mbrapa, je ne doren tone..etj” Ky quhet kercenim jete…
Dmth, te kercenohesh hapur nga perfaqesuesi i shtetit,sepse thjesht po kerkon nje ankete mbi 2 punonjese .. paramendoni se cfare te drejte tjeter do mund te kerkoje Izet Haxhia ne kete vend! Gjithcka eshte e kalbur, mafia eshte kudo, asnje diference nuk behet midis pozites dhe opozites, kur vjen puna tek interesat e tyre! Jeta e Izetit, eshte nje ngerç per te dyja palet, te dyja palet e duan te vdekur! Mos kini asnje iluzion mbi kete..
I bej thirrje publike avokatit te Izet Haxhise, zotit Bashkim Nikolla, te nderrmare hapat e duhura ligjore , ne lidhje me kete rrezik,keqtrajtim, kercenim dhe shkelje te te drejtave te njeriut, ne menyren me flagrante, nga vete shefi i policise se burgut!
Sepse mos- zbatimi i deryres se shefit per te shqyrtuar kete akuze te Izetit,tregon hapur, mbeshtetjen dhe krahet e ngrohta qe ka shteti nga Mafia kuçeder qe ka perfshire cdo skaj te shtetit. I bej thirrje gjithashtu zotit Nikolla, te dergoje padine kunder Sali Berishes, ashtu sic Izeti kerkon me ngulm!
I bej thirrje te ankohet gjithashtu zyrtarisht, tek Ambasada Turke, e cila pranoi ekstradimin e shtetasit Haxhia, duke marre garanci nga shteti shqiptar , per jeten e tij! Tek Ambasada Amerikane, si me e fuqishmja ne Shqiperi, gjithashtu!
Sigurisht, qe jemi para shume te panjohurave.. Por dicka eshte e sigurte, para kalbjes dhe arrogances se shtetit mafioz, ka edhe njerez si Izet Haxhia( te cilin ai fare shefi e kercenoi sikur kishte te bente me burgaxhinjte per droge e per vjedhje..)qe shkojne deri ne veteflijim per te drejten dhe te verteten!
I tradhetuar nga vellezer e nga ish- shoke, ai do vazhdoje i vetem! Dite te renda e te erreta priten, nese askush s do beje detyren e tij, si nga ana e shtetit, si nga avokati, e deri tek ne si njerez te thjeshte, etj.. Sot eshte jeta e Izetit ne rrezik, por neser e pasneser, do n a vije rradha te gjitheve… Ju faleminderit te gjitheve!