Tani Monika me Ilirin, Sali Berisha edhe Lulëzimi, tani dhe pikërisht fiks tani, janë faktorë destabilizimi – Arben Duka

(Përse Çifti Presidencial është kaq i dashuruar me Sali Berishën?!.)

Gjatë viteve të fundit,
Meta ka bërë me dhjetra deklarime,
se zoti Sali Berisha:
“Është debulesa ime!.”

S’e dimë nëse kjo dashuri,
e Ilirit ka qénë e kaherëshme,
dhe për vite e vite me radhë,
ka pasur kanale të nëndheshme!.

Të thuash se Meta ka qënë bashkëpuntor,
është e pamundur dhe çalon,
që Saliu me dosje si të tjerëve,
Ilir Metës i ka bërë presion!.

Kjo është dashuri e natyrshme,
në të gjitha variantet kështu del,
Meta sfidon gjithë elektoratin e majtë,
me dashurinë që ka për këtë kriminel!.

Është dhe më tej se dashuria,
kur dikë e ke debulesë,
s’e dimë kur Ilir Meta dhe Saliu,
përjetësisht janë lidhur me besë!.

Kur socialistët vuanin picirin,
nën dhëmbët dhe thonjtë e Berishës,
mos vallë Nanua e kish dhe me Ilirin,
kur denonconte:”Delfinët e Berishës!.?.”

Kur Sali Berishën ke debulesë,
i miraton gjithë masakrat që ka bërë,
i miraton Nëntëdhjetë e Shtatën,
kur futi në luftë një popull të tëré!.

I miraton masakrën elektorale të 96-tës,
terrorin dhe vjedhjen e votës hapur,
se atëherë të nëndheshme,
Iliri dashurinë e ka patur!.

I miraton vrasjen e Azem Hajdarit,
dhe Grushtin e Shtetit atë Shtator,
kur falangat e Sali Gjakatarit,
pushtuan institucionet për dy orë?!.

I miraton Fabrikën e Vdekjes,
kur një Gërdec të gjithë hodhi në erë,
i miraton 26 të vrarët,
dhe qindra të plagosur të tjerë!.

I miraton 21 Janarin,
ku shkak qe Blloku i tij legjendar,
jo më kot ata që dolën e u vranë,
për Ilirin ishin thjesht ca kokëpalarë?!.

I miraton lartësimin e mbretit,
që kish merituar gjysmën e lekut,
dhurimin a shitjen e detit,
që nga Berisha dhe Basha ju dhe Grekut!

Dhe pse Iliri e “braktisi” Salën,
dashuri e madhe nuk u thye,
se Meta me rastin më të parë,
sërish tek Berisha u rikthye!.

Tani Monika me Ilirin,
Sali Berisha edhe Lulëzimi,
tani dhe pikërisht fiks tani,
janë faktorë destabilizimi!.

Foli i ndrituri Alfred Moisiu,
Meta të zgjidhë krizën-tha Ai,
po Meta është vetë pjesë e krizës,
s’ka më qetësi e dashuri!.

Tani në protestat periodike,
dhe nga gurët e drurët dihet e vërteta,
krizën shqiptare po e thellon,
veç Sali Berisha dhe Ilir Meta!.

Dihet si ka qënë në Presidencë,
performanca e Bujar mavriut,
por vazhdon e njëjta dekadencë,
me Metën-si ushtarin e Saliut!.

Tani iluzione s’ka askush,
dhe pse për të thënë kemi më e më,
se Ilir Meta dhe mostra Sali,
janë në Shqipëri E NJËJTA GJÉ!.

ARBEN DUKA
UASHINTON D.K
Në 2 Prill,2019

Loading...