Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mos o zot me mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri-tjetrin?!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Ndërsa sjell në vëmendje numrin e personave që humbën jetën sot në Itali nga Covid 19, Rama apelon shqiptarët të zbatojnë masat e ndërmarra me qëllimin mos përhapjen e virusit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

O NJERËZ!

NË ITALI SOT KISHTE 627 TË VDEKUR😰

GJASHTËQIND E NJËZETË E SHTATË!!! VETËM SOT!!! 24 ORË 627 TË VDEKUR!!!

🔴 NË LOMBARDI KU ITALIA KA NJË SISTEM SPITALOR QË ËSHTË NË MAJËN E EUROPËS, NËNTË NË DHJETË VDEKJE NDODHIN NË SHTËPI!!!

PSE???

SEPSE MASAT SHTRËNGUESE U MORËN VONË, NJERËZIT U TALLËN ME MASAT NË EMËR TË LIRISË PËR XHIRO, PËR SULLACO E PËR FESTA DHE ARMIKU U VAJTI TË TËRËVE NËPËR SHTËPI!

NUMRI I TË SËMURËVE E KALOI ME GALOP NUMRIN E SHTRETËRVE DHE JA SI KA ARDHUR PUNA!!!

🔴 TANI SI DO I’A BËJMË?! DO VRASIM NJËRI-TJETRIN DHE DO RRIMË DUKE NUMËRUAR ME QINDRA TË VDEKUR E MOSOZOT MIJËRA? APO DO REZISTOJMË DHE DO SHPËTOJMË NJËRI – TJETRIN?!

PO NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR, E PSE DUHET TË VDESIN SOT DUKE NDENJUR NË SHTËPI PA DALË XHIRO APO DUKE NDENJUR NË RADHË PAK MË GJATË, PA U NGJITUR ME NJËRI-TJETRIN?!

Loading...