Tarifa të reja në Kapshticë, përveç pritjes, 130 euro për person për të kaluar në Greqi

Rikthehet makthi i pritjeve të emigranteve shqiptare për të kaluar drejt Greqisë. Nga mbrëmja e së dielës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë filluar të krijohen radhë, pasi autoritet kufitare greke, nuk lejojnë kalimin e më shumë se 300 personave në ditë, kusht ky i vendosur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Situata e radhëve në pritje ka vijuar edhe gjatë ditës së dielë, ku policia kufitare shqiptare njoftoi që në orën 8 të mëngjesit që ishte plotësuar kuota prej 300 personash dhe se nuk do të lejohej më askush të kalonte nga Kapshtica.

Kjo ka bërë që policia shqiptare të bllokojë automjetet pa arritur në piken kufitare duke mos i lejuar të vazhdojnë me tej.

Disa ankohen për kushtet. “Nuk kuptoj pse na mbajnë këtu dhe jo në doganë. E di se do kaloj nesër, por këtu nuk kemi as banjë, jemi me gra, ku do të rrimë?”, thotë njëri prej personave në radhë.

Emigrantet shqiptarë shprehen të shqetësuar pasi përveç datave për rifillimin e punës, u skadojnë edhe aplikimet që bëjnë për të kaluar si dhe përgjigja e testeve që kanë bërë për COVID-19. Aplikime këto që një personi i kushtojnë plot 130 euro.

Pavarësisht tentativës për të arritur një marrëveshje me autoritetet kufitare greke, situata ka vijuar e njëjta gjatë ditës të së dielës, dhe personat në radhë presin me shpresën se po të arrijnë të kalojnë në orët e mëngjesit, nëse nuk u skadojnë aplikimet dhe përgjigjet e testeve të COVID-it./a2cnn

Loading...