Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) fton tatimpaguesit që të bëjnë përditësimin e saktë të të dhënave të tyre brenda datës 8 Dhjetor 2018.
Në një njoftim për shtyp DPT bën të ditur se, ka konstatuar pasaktësi në dhënien e të dhënave të kontaktit (telefon, adresë e-mail) nga ana e tatimpaguesve, në llogarinë e deklarimit elektronik.
Ndaj dhe rikujton tatimpaguesit të përditësojnë të dhënat.
Për të përditësuar kontaktet, tatimpaguesit duhet të ndjekin këto hapa: Pasi të keni hyrë me anë të të dhënave tuaja në llogarinë e-Filing, përmes faqes zyrtare tatime.gov.al klikoni në menynë e-Filing im.
Në rubrikën “Informacioni i Përgjithshëm i Tatimpaguesit”, klikoni butonin “Ndrysho të dhënat e kontaktit”.
Pasi të keni vendosur të dhënat e reja/të përditësuara (numri i telefonit, adresë email-i) klikoni butonin “Ruaj”. Tatimpaguesit kanë mundësi të përditësojnë të dhënat e tyre në e-Filing, sa herë që i ndryshojnë ato, njofton DPT.atsh