Taulant Balla tregon kushtin kryesor për emrin e Presidentit të ri, deputeti i PS-së vendos duart në fytyrë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se një ndër kushtet për Presidentin e ri është që duhet të jetë rezident në Shqipëri.

Pas kësaj deklarate të Ballës, deputeti Lavdrim Krashi vendosi duart në kokë, veprim që kreu i grupit parlamentar nuk e la pa komentuar.

“Presidenti duhet të jetë rezident 10 vitet e fundit në Shqipëri. është një element që kur është shkruar Kushtetuta në vitin 98 nuk ka pasur parasysh këtë lëvizje kaq të madhe. Se shoh Lavdrim Krashin që nuk bie dakord me këtë element.

Por nuk është një shpikje shqiptare i dashur Lavdrim, është në të gjitha republikat e ngjashme parlamentare. Na vjen keq nuk mund të kemi një shqiptar që jeton jashtë territorit se duhet të përmbushë këtë kriter.”, tha Balla.

Loading...