Përbërësit
70 gr gjalpë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 shpatull qengji e ndarë në copa
4 thelpinj hudhër të grira
1 lugë çaji rigon
60 gr oriz
50 gr miell
600 ml kos
4 vezë të rrahura
Kripë dhe piper
UDHËZIMET
1
Nxeheni sobën në 180 gradë Celcius.
3
Shtoni në tigan hudhrën, rigonin dhe 200 ml ujë. Ulni pak nxehtësinë, vendosini kapakun tiganit dhe loëreni të ziejë për 45-60 minuta, derisa mishi të jetë zbutur.
4
Shtoni orizin, kripën dhe piperin dhe hidheni të tërën në një tavë.
5
Shkrini pjesën e mbetur të gjalpit në një tigan të vogël. Shtoni miellin dhe trazojeni vazhdimisht për 2 minuta, më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni kosin, përzijeni mirë dhe rivendoseni në zjarr duke e gatuar për pak minuta me nxehtësi të ulët. Hiqeni nga zjarri, shtoni vezët e rrahura dhe kripë e piper.
6
Hidheni përzierjen mbi mishin e qengjit me oriz dhe vendoseni në furrë për 40-45 minuta, derisa sipërfaqja të nisë të marrë një ngjyrë të artë.