Tavë me bamje

Bamjet jane nje nga ato perimet qe ose i pelqen ose nuk i pelqen, nuk ka vije te mesme me to! Por kjo nuk ja heq as shijen dhe as vlerat ushqyese:

hekur, kalcium, magnez, fosfor dhe zink, duke u bere keshtu nje superushqim per te gjithe familjen.

Gatuhen ne pothuajse te gjithe boten, qe nga ishujt Karaibe deri ne Kine dhe format e gatimit jane nga me te ndryshmet: supe, gjelle, tave, te skuqura, madje edhe turshi.

Sot po ju sjell receten me te dashur per mua gjate veres: taven me bamje. Mund te konsiderohet fare mire nje pjate tradicionale shqiptare me nje shije fantastike!

Perberesit

1kg bamje, te pastruara
1/2 kg mish tul, te prere ne thela
1 qepe te madhe, te prere trashe
2 karrota, te prera ne kubik te vegjel
3 domate, ne copa te vogla ose te grira ne mikser + 1 domate ne feta
1 tufe majdanoz, te grire holle
vaj ulliri ekstra te virgjer
kripe
2 luge uthull
Tave me bamje2

Pastrojme bamjet duke i prere bishtin ne forme konike, ne kete menyre gjate gatimit ato nuk do te shperbehen. I vendosim ne nje ene dhe i mbulojme me uje te ftohte, i sperkasim me dy luge uthull, pak kripe dhe i leme keshtu per gjysme ore. Uthulla dhe kripa do ti zbuse pushin qe kane ne siperfaqe.

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen derisa te rezultoje transparente. Shtojme domatet, karrotat, majdanozin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ngadalte derisa perimet te zbuten me lengun e tyre. Shtojme thelat e mishit te cilave i japim nje faqe shume te lehte nga te dyja anet, shtojme nje gote uje dhe i ziejme te gjitha bashke per rreth 30 minuta ne tenxhere me presion.

Nderkohe bamjet i shplajme dhe i thajme me letra kuzhine, i sperkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-15 minuta. Hedhim siper tyre harxhen me mishin tashme te ziere dhe ne fund vendosim edhe disa feta domatesh per shije.

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne 180°C per rreth 30 minuta. Heqim letren e aluminit dhe i leme derisa te marrin ngjyre ne siperfaqe. I sherbejme te ngrohta.

Loading...