Përbërësit
– 2 patëllxhan
– 600 gr patate
– 40 gr djathë i grire
– 250 gr djathë i bute
– 4 domate te mesme
– 6 luge vaj ulliri
– majdanoz
– kripe, piper
Përgatitja
Ne një ene me ujë te kripur vini për te zier patatet e qëruara dhe e prera ne feta.
[I ngjashëm: Qofte me patate dhe perime ]
[I ngjashëm: Cheesecake i kripur me kunguj dhe djathë ]
Lërini për rreth 10 minuta ne zjarre dhe ndërkohë pritni patëllxhanët dhe domatet ne feta me trashësi 1 centimetër. Kulloni patatet dhe lëreni te ftohen ne një ene me pas rregulloni me dy luge vaj ulliri.
Me pas lyeni me pak vaj një tave dhe vendosni me radhe perimet duke i alternuar me njëra tjetrën ndërsa ne sipërfaqen e tyre përfundoni me përbërësit qe ju kane mbetur dhe shtoni djathin e grire dhe majdanozin ne fund shtoni pak vaj ulliri dhe futeni tavën me perime ne furre me 200’C dhe piqeni për 20 minuta. Shërbejeni tavën sipas dëshirës.