Tavë me perime

Përbërësit:

– 100 gr bizele të qëruara,
– 100 gr mashurka,
– 100 gr karota,
– 100 gr patate,
– 100 gr asparagë,
– 2 feta bukë,
– 2 lugë djathë të grirë,
– 2 qepë,
– erëza,
– 200 ml paana,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Qëroni karotat, lajini dhe pritini në rrathë, qëroni dhe lani mashurkat, qëroni patatet dhe ndajini në copa të vogla. Lani asparagët dhe pritini në rrathë të vegjël, duke lënë vetëm majat.

Më pas vini perimet në një enë dhe gatuajini në avull për 15 minuta. Pastroni, grini qepët dhe skuqini në një enë më 20 gr gjalpë, më pas bashkoni perimet, paanën dhe gjysmën e erëzave të grira, pak kripë dhe piper.

Përziejini mirë dhe fikeni zjarrin.

Grini bukën në mikser dhe përzieni me djathin e grirë, me gjysmën e erëzave të grira. 

Vini perimet në një enë, bashkoni miksin që përgatitet me erëza dhe futeni në furrë të nxehtë me 200 ‘C për rreth 15 minuta.

Loading...