Ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë, ndaj 17 personave të arrestuar dy ditë më parë në Durrës, të cilët akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në Manzë, Shijak dhe në Durrës.
Fax Newsraporton se seanca gjyqësore pritet të zgjasë për disa orë, pasi do të jepet masa për të 17 personat e vënë në pranga, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, IKMT-së si dhe Oficer të Policisë Gjyqësore.
Të gjithë personat e arrestuar janë përfaqësuar me avokatët e tyre, pa qenë e nevojshme që të kenë mbrojtje të caktuar nga shteti.
Jashtë dyerve të Gjykatës janë mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura.
Në një njoftim të dhënë për mediat dy ditë më parë, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.
Deri në operacionin “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.
Emrat e personave të arrestuar:
Besnik Domi, shef rendi Shijak.
Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë
Ermal Petova, OPGj Manzë
Nikollë Marku, OPGj Manzë
Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës
Gani Dama, polic parrulle (në kërkim)
Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati shijak
Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë
Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak
Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth
Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak
Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak
Adem Lika, ndërtues.