“Të dridhet zemra , Shqipja ime.Nga sytë e tu u derdhën lotë.Nëntor i ftohtë , i asaj dite.Për tokën tonë , ishte një mort”

PËRSE O ZOT?

Të dridhet zemra , Shqipja ime
Nga sytë e tu u derdhën lotë
Nëntor i ftohtë , i asaj dite
Për tokën tonë , ishte një mort.

Me sytë drejt Zotit, ti u lute
Tek ëngjëjt nise në Parajsë
Në gjysëm shtize, flamurin ule
Pragut të festës, ditën e martë.

Përse o Zot, në tokën time
Kaq të përvuajtur e me kaq halle
U desh ky çast i asaj dite
Të bëhej preh e një gërmadhe!?

Të lutem Zot, për Shqipen time
Ti ta vendosësh , dorën në zemër
Nuk qe e pakët o Zot kjo dhimbje
Trupit të saj , një plagë tjetër!

ARDJANA DRAGOI

Loading...