Policia e Shtetit arrestoi mëngjesin e sotëm 3 të rinj të cilëve iu është gjetur një sasi prej 32 kilogramë kanabis brenda makinës së tyre BMW X5.
Të arrestuarit janë: Suel Çapuni, 27 vjeç, Aldo Pata, 25 vjeç, i dënuar më herët për vjedhje dhe Ergis Kalemi, drejtues i BMW.
Njoftimi i policisë:
Sarande, Forca e Ligjit në Territor godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Sarandë.
Sekuestrohen rreth 32 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva.
Në pranga 3 persona përgjegjës
Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në vijim të punës hetimore për parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, pas kontrolleve të befasishme në lagjen nr.4 Sarandë, konstatuan se në automjetin tip “BMV X5”, drejtuar nga shtetasi E. K., (bagazh) u gjet një sasi me lëndë
narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva me peshë totale prej 32
kilogramë.
Narkotikët e Sarandës kanë bërë arrestimin e 3 shtetasve të cilët dyshohen se janë persona të implikuar dhe autorë përgjegjës në lidhje me ngjarjen:
S. Ç., 27 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tepelenë.
A. P., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (i dënuar më parë për vjedhje).
E. K., 31 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë (drejtuesi i mjetit BMV X5).
U bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip BMË
• një automjet tip Mercedes Benz
• 5 aparatë telefonikë celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”./ Lajmifundit.al