“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe” – Mësimi 32 – Drejtshkrimi i fjalëve njësh dhe të ndara – Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti Lejla Gorishti

RUBRIKA
“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe”

MËSIMI 32

Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti
Lejla Gorishti
DREJTSHKRIMI I FJALËVE NJËSH DHE TË NDARA.

– Shkruhen njësh të gjitha ato njësi që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme dhe ndaras ato njësi që janë pjesë e një togfjalëshi, e një lokucioni ose e një emërtimi të përbërë.

-Shkruhen njësh, si një fjalë e vetme, pa vizë në mes:

1-fjalët me parashtesa:

antifashist, antiimperialist, i derisotshëm, joantagonist, (folje) jokalimtare, jokapitalist, joproletar, jozyrtar, kundërsulm, kundërvënie, i mëparshëm, i mëvonshëm, mospërfillje, mossulmim, nëndrejtor, nënndarje, nëntoka, i paaftë, paaftësi, i pabesë, i papërshtatshëm, parregullsi, i parregullt, pasiguri, i pashkollë, i pashpresë, i paraçlirimit, parafytyrim, i parakohshëm, parashkollor, (periudha) e pasluftës, prapaskenë, riatdhesim, sipërmarrje etj.;

2-fjalët e përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre:

anarkosindikalist, armëpushim, asimzenelas, (i, e) ashtuquajtur, bajramcurras, bakërpunues, ballëgjerë, ballëhapur, ballëlart, bashkatdhetar, bashkëjetesë, bashkëveprim, besëlidhje, besëpakë, bishtdhelpër, bojargjend, bojëbizele, bojëçelik, bojëfinjë, bojëgështenjë, bojëgrurë, bojëgjak-e, bojëlimon, bojëmanushaqe, bojëmjaltë, bojëportokall, bojëshegë, bojëtjegull, bojëtullë, bojëvjollcë, bojuthull, bollujsë, botëkuptim, breshkujëse, buzëpaqeshur, buzëqeshur, datëlindje, dëmshpërblim, ditëlindje, disavjeçar-e, dobiprurës, dorëcung, dorështrënguar, dorëzonjë, dredhalesh, dritëshkurtër, druprerës, duarkryq, duarlidhur, duarplot, dyfish, dyvjeçar, dhjetëgarëshi, dhjetëvjeçar, elektromagnetik, elektromekanik, faqebardhë, faqekuq, fatpadalë, fjalëformim, fjalëkryq, fletanketë, fletëdalje, fletëhyrje, fletëlavdërim, fletërrufe, flokëgështenjë, flokëpakrehur, flokëverdhë, fotoekspozitë, fotoreporter, fuqiplotë, furrnaltë, frymëmarrje, gurgdhendës, gurkali, gjeneralkolonel, gjeneralmajor, gjuhëlopë, gjuhënuse, gjysmagjeli, gjysmanalfabet, gjysmëhënë, gjysmëkoloni, gjysmëproletar, gjysmëzyrtar, hekurkthyes, hekurudhë, hirplotë, ideoestetik, jashtëshkollor, juglindje, katërkëndësh, këmbëkryq, këmbëngulje, këpucëbërës, kokëfortë, kokëshkëmb, kokulur, korparmatë, krahabishtshkulë, krahëhapur, kryekomandant, kryemjek, kryemjeshtër, kryeqytet, kryeredaktor, kryeradhë, kryerresht, kryetrim, kryevend, kryeveteriner, kundëradmiral, kundërpeshë, kundërpërgjigje, kundërsulm, kundërveprim, leshracullufedredhur, letërnjoftim, liridashës, luftanije, luftënxitës, luledele, lulefilxhan, lulelakër, lulemëllagë, lulemustak, luleshqerrë, luleshtrydhe, lulëgjake, lulëkuqe, marrëveshje, mesoburrë, mosmarrëveshje, mustaqepadirsur, nacionalçlirimtar, (shtresa) naftëgazmbajtëse, ndihmësministër, ndihmësmjek, ndihmësveteriner, neofashist, orëndreqës, paqedashës, paraardhës, paradhënie, paragjykim, parakalim, pararojë, pesëgarësh, pesëmbëdhjetëditëshi, pikëmbështetje, pikënisje, pikëpamje, pikëpyetje, pikësynim, pjesëmarrës, pjesëmarrje, i porsaardhur, i porsalindur, postbllok, prapambetje, praparojë, prapavijë, procesverbal, projektbuxhet, projektplan, pulëbardhë, pulëdushke, qindvjetori, qymyrguri, radiodhënës, radiomarrës, radiopërhapje, rrobalarëse, rrobaqepës, rrugëdalje, socialdemokrat, symbyllurazi, sypatrembur, syshqiponjë, syzi, shkozëbardhë, shkozëzezë, i shumanshëm, shumëfishi, shumëfishoj, tejkaloj, tejpamës, (e kryer) e tejshkuar, teneqepunues, tetorëshi, trefish, trevjeçar, truprojë, udhëheqës, udhëheqje, udhëkryq, ultratingull, vajguri, vajgursjellës, vendburim, vendkalim, vendlindje, vendqëndrim, vendrojë, vendvarrim, vetëshërbim, vetëvendosje, vojokushas, vullnetmirë, zemërgur, zemërmirë, zëvendëskryeredaktor, zëvendësministër etj.

Shënim.

Kur njëra nga gjymtyrët e një fjale të përbërë është e formuar prej pjesësh që lidhen me lidhëzat e ose a, këto pjesë shkruhen me vizë midis tyre:

gjuhëhelm-e-thikë, dorë-e-këmbargjendeja, gushë-e-llërë-e-gjibardhoshe, shpirt-e-zemërmadh etj.

3-Kur gjymtyrët e para të dy a më shumë fjalëve të përbëra, të renditura njëra pas tjetrës, përcaktohen nga një gjymtyrë e përbashkët, që, për arsye shkurtimi, shënohet vetëm një herë, pas tyre vihet një vizë lidhëse:

(lejë) dy- a triditëshe, (botime) dy- e mëshumëvëllimëshe, (paketë) katër- a pesëkilogramëshe, (ndërtesa) një- a mëshumëkatëshe, (periudha) e para- dhe pasçlirimit, (enë) pesë-, dhjetë- dhe njëzetlitërshe, (ndërtesa) pesë- dhe gjashtëkatëshe, (kamionë) tre-, pesë- dhe shtatëtonësh, (moshat) tridhjetë-, dyzet- dhe pesëdhjetëvjeçare etj.

4- fjalët e përbëra, gjymtyrët e të cilave kanë lidhje këpujore ndërmjet tyre, kur ato janë njësuar plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore:

ballafaqe, deledash, dritëhije, fytafyt, gushtovjeshtë, hekurbeton, juglindje, juglindor-e, këmbadoras, marrëdhënie, pulagjel, shitblerje, shurdhmemec, verilindje, verilindor, veriperëndim,

( VAZHDON)

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...