“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime,gjuhën shqipe” – Mësimi 29 – Shkrimi i nyjës së përparme – Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti

RUBRIKA
“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe”

SHKRIMI I NYJES SE PËRPARME

MËSIMI 29

Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti

(vazhdim i mësimit 28)

8. Kur dy emra në rasën gjinore ndjekin një emër në emërore njëjës, emri i dytë në gjinore, kur përcakton emrin në emërore, merr, sipas gjinisë së këtij të fundit, nyjën e përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore:

libri i gjuhës i klasës së shtatë; fjala e nderit e shqiptarit; stina e verës e këtij viti etj.

Kur emri i përcaktuar është në kallëzore, atëherë emri i dytë në gjinore merr nyjën të e jo së : në rafinerinë e naftës të Cerrikut etj.

9. Përpara emrave femërorë të nyjshëm, në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së për trajtën e shquar dhe nyja të për trajtën e pashquar:

orari i së mërkurës; tiparet e së folmes së Mirditës; parashikimi i së ardhmes; kujtimet e së shkuarës; përhapja e së resë etj.; por: ndeshjet sportive të një të diele; tiparet e një të folme etj.

Shkruhen me së në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar edhe emrat femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyje:

kujdesi i së bijës; i tha së motrës; mori letër prej së shoqës etj.

10. Kur një emër përcaktohet nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore, të gjithë këta përdorën zakonisht me nyjë të përparme:

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë; (i, e, të, së ) Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë; shkollat e Tiranës, të Durrësit e të Elbasanit etj.

Në rastet kur vijnë njëri pas tjetrit tre a më shumë emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza, nyja e përparme e emrit të dytë (kur nyja nuk ndryshon) ose e tretë (kur nyja ndryshon nga e në të )

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...