Nga Genc Demiraj
Flamuri…!
” Se për flamur dhe për vatan, ne edhe jeten kemi me dhanë.”
Ky ka qenë kapitali më i madh moral i shqiptarit ndër shekuj. Shenjtëria e së cilës u transmetua brez pas brezi deri më sot. Flamur dhe atdhe të unifikuara në një. Kur përmend flamurin ke përmendur atdheun , kombin dhe gjithshka që të zgjon identitetin tënd kombëtar…!
Nuk dihen fillesat dhe historia e krijimit të flamurit. Thonë se ka lindur bashkë me krijimin e turmave, grupeve njerëzore në prehistori apo fiseve të më vonëshme. Ku i pari grupit, e mbante lart si shenjë dalluese të përkatësisë së fisit. Domosdoshmërisht, flamuri duhej mbajtur lart dhe i pa përkulur sepse simbolikisht lartësia e qëndrimit të tij do të kuptonte fortësinë dhe mosnënshtrimin e grupit.
Bukuria e valvitjes së tij, krenarinë dhe dinjitetin fisnor dhe larg o zot, rrëzimi dhe përdhosja e flamurit do të ishte rrënimi dhe tragjizmi më i madh.
Këto ishin vlerat e simbolit dhe të të shenjtit flamur. Me çdo çmim ai duhej mbajtur lart, duke kaluar dorë më dorë gjer tek frymëmarrësi i fundit.
Nderi më i madh dhe vlerësimi më i çmuar, ishte të jepje jetën për flamurin…!
“Rreth flamurit, rreth flamurit bashkohu o shqiptarë…”
Dhe historia na ka treguar se vetëm rreth këtij flamuri, shqiptarët janë bashkuar dhe me të në ballë kanë luftuar për këto troje.
” Shqipëri o shkëmb e gurë, vritesh pritesh për flamurë, bota hiq e tinë vurë…”
Keshtu ka vazhduar epopeja legjendare e shqiptarit, ku edhe emrin e mori nga krenaria e simbolit te tij, shqiponja. Mijëra e mijëra jetë janë flijuar për lirinë dhe krenarinë e flamurit. Mijëra e mijëra këngë, legjenda dhe vargje janë thurrur për të.
Ai është i paprekshëm dhe i pavdekshëm…!
Kryeshenjti i gjithë shenjtorëve, ku përpara tij dhe për të, besa merr vlera, gjaku të ndizet dhe trimëria merr krahë .
Ky është flamuri ynë i kuq dhe me zhgabën e zezë dy krenore, flamuri i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve .
Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, që shumë kohë e mbajti në gji, dhe më 28 Nëntorë tek lulishtja me avlli, flamurin ngriti përpjetë dhe tha :
– Do bëhet Shqipëri .
Dhe i mblodhi, plaku i bardhë, gjithë shqiptarët rreth flamurit këtu në të bukurën Vlorë.
Të gjithë bashkë, toskë e malësorë, me flamur të kuq në dorë, me atë kryekurorë, më 28 Nëntorë…!
‘Të gjithë bashkë, toskë e malësorë, me flamur të kuq në dorë, me atë kryekurorë, më 28 Nëntorë…’
Loading...