Të gjithë e duam një vjehrrë si ajo e Tea Trifonit

Jeta në Kosovë duket se po i pëlqen shumë Teas. Ajo bashkë me të dashurin e saj, Beartin po shijojnë ditët më të mira të lidhjes që u krijua në emisionin “Për’puthen” dhe që solli shumë debate.

Në Instagramin e saj, Tea, përpos momenteve të bukura me Beartin, ajo poston edhe marrëdhënien që ka me kunatën dhe vjehrrën.
Ajo ka postuar foto dhe video duke darkuar me familjen e Beartit. Një grua e buzëqeshur, që nuk ndikohet nga thashethemet, duke shoqëruar të rinjtë. Atmosfera duket shumë pozitive dhe marrëdhënia mes tyre mund të shkojë gjatë.

Loading...