Të jesh femër në shqipëri sigurisht që duhet të jetë një dhimbje, ndoshta me e madhja dhimbje njerëzore!
Në një shoqëri që është dhunuar aq shumë saqë sot nuk ka më fuqi as të ngrerë zë, të mendoje apo aq më pak, aq me pak, të veprojë për ndryshimin, për të drejtën e dinjitetit njerëzor të dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dhune do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makrabitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi një shoqëri qe pjell krim në cdo qelizë te saj!
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten. Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge. Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije prostituta Shqiptare, papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne llucë. Llucë që vete ja prodhojmë vetvetes me heshtjen tonë, indiferencen tonë!